Selvia Luxury Living.
Të jetosh i rrethuar nga gjelbërimi, në zemër të Tiranës, në rezidencat luksoze me të gjithë komfortin dhe standardet më tw larta të cilësisë. Një mundësi unike dhe e papërsëritshme.
Arkitekti Sicilian Antonio Iraci gjatë aktivitetit të tij të gjerë profesional, ka krijuar arkitektura të bukura në dimensione të vogla dhe të mëdha është nderuar disa herë me çmime dhe ka merituar kopertinën e Elle Decor me krijimin e një prej vilave më të bukura të Italisë. Puna e tij e fundit është pikërisht këtu, në qendër të Tiranës. Veçoria e ndërtesës Selvia është fakti i mundësisë për të jetuar në një mënyrë unike dhe ekskluzive në zemër të qytetit, i rrethuar me gjelbërim dhe vetrata të mëdha, gjithçka e pasuruar me një hijezues (brise-soleile) të veçantë që mbulon ndërtesën, një prekje elegante dhe e gjeneratës së fundit.

Projektuar në mënyrë specifike për të krijuar një mbrojtje kundër agjentëve të jashtëm, pluhurit dhe zhurmës, hijezuesi (brise-soleile) mbron nga drita e tepërt dhe pluhuri falë gjelbërimit që shoqëron gjithë strukturën me bimë të zgjedhura me kujdes. Brise soleile është një strukturë në aliazh alumini e lyer 3 herë me vernik natyror dhe biologjik rezistent, e rrumbullakuar për të mos lejuar pluhurin të depozitohet mbi strukturë dhe vetë-pastrohet prej shiut pa pasur nevojë për ndonjë mirëmbajtje të veçantë.
Katet e brendshme dhe ballkonet mbrohen nga brise soleile prej ndikimeve të jashtme, dielli dhe pluhuri, gjë e cila krijon për më tepër edhe një intimitet të plotë dhe privatësi unike, një mikroklimë të freskët në verë dhe të ngrohtë në dimër, duke mbrojtur dhe garantuar një bukuri të ndërtesës të pandryshueshme dhe të pakohë. Në ndërtesë mund të shijohen komoditete të vërteta: në dispozicion janë bodrume dhe dhoma magazinimi, si dhe një depo për biçikleta dhe karroca. Çdo hyrje ka kuti postare të vetën dhe e gjithë ndërtesa është e mbikëqyrur nga kamerat dhe rojat 24 orë në ditë. Finiturat janë të një cilësie shumë të lartë dhe unike në llojin e tyre. Ekzistojnë paketa të ndryshme finiturash për t’u zgjedhur. Vëmendje i është kushtuar izolimit termik dhe akustik sipas ligjit Evropian A plus.. Ndër të tjera kemi një sistem uji të pastruar dhe të filtruar dhe të gjitha pozicionimet e sistemeve të kondicionimit të ajrit janë studiuar që në fillim dhe janë përgatitur për të dhënë rendiment maksimal me konsum minimal. Kjo garanton humbjen minimale të nxehtësisë dhe shpërdorim sa më të pakët të energjisë dhe ujit si dhe ndotje më të vogël, qoftë akustike qoftë mjedisore, duke shmangur prodhimin e nxehtësisë së jashtme dhe duke e bërë çdo tarracë të rehatshme dhe të përdorshme gjatë gjithë vitit.




Qëllimi ynë është t'u japim të gjithëve mundësinë për të jetuar në një vilë të vendosur në qendër të qytetit, në katin e dëshiruar. Brise soleile jep mundësinë që nga çdo kat i ndërtesës të shijohet një pamje unike dhe plot gjelbërim. Pavarësisht se ndodhemi në zemër të qytetit të rrethuar nga ndërtesat, perceptimi është gjithmonë ai i të rrethuarit nga një kopsht i bukur.
Çdo apartament është projektuar në detajet më të imëta dhe për këtë arsye është unik dhe me cilësi shumë të lartë, duke filluar me zgjedhjen e materialeve të cilat janë të gjitha me cilësi të shkëlqyer si dhe të pajisura me një teknologji shumë të avancuar.




Materialet e gjeneratës së fundit të kombinuara me cilësi unike dhe shumë gjelbërim përreth i bëjnë apartamentet tona unike në llojin e tyre. Veçantia e apartamenteve jepet edhe nga lartësia e brendshme e jashtëzakonshme prej tre metrash që ofron kushte banimi unike. Një tjetër prekje e veçantë jepet prej vetratave të mëdha që karakterizojnë të gjitha apartamentet duke u dhuruar dritë dhe hapësirë përtej çdo pritshmërie.
Tarracat e pasura me bimë janë studiuar nga disenjatorët më të mirë të peizazhit në botë, bimët janë përzgjedhur me kujdes dhe pozicionimi i tyre është studiuar në detajet më të imëta me qëllim shtimin në maksimum të bukurisë së tyre. Ndërtesa e ndarë në tri blloqe i ofron secilit kat privatësinë e vet duke pasur vetëm tre apartamente për kat, të cilat mund të bëhen edhe dy në varësi të nevojave tuaja. Katet që ofrojmë janë 12 plus tre të nëndheshme që kanë një garazh të përshtatshëm të projektuar në mënyrë të përkryer për të ofruar privatësi përpos lehtësisë së parkimit dhe manovrimit. Last generation materials combine with unique quality and lots of surrounding greenery to make our apartments unique in their kind. The particularity of the apartments is also complemented by the extraordinary internal height of three meters which offers a unique habitability. To give a further touch of uniqueness, huge windows provide light and space beyond all expectations to every apartment. Ndërtesa ka 3 hyrje 6 ashensorë panoramikë. Sigurisht që nuk mungojnë aktivitetet e shërbimeve cilësore. Nga furra e bukës me produkte bio deri tek palestra e gjeneratës së fundit e pajisur me çdo komfort si dhe me spa dhe qendër wellness. Gjithçka e bërë me qëllimin për të ofruar cilësi dhe përsosmëri.
